Pak minuta më parë, Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka kërkuar dorëheqjen nga detyra të kreun të AKI-së, Kreshnik Gashi.
E për arsyen e këtij shkarkimi nuk kanë dhënë detaje nga Qeveria.
“ Kryeministri ka kërkua nga zotëri Gashi ta liroj detyrën. Tani për tani s’kemi informata më shumë se cila është arsyeja”, ka thnew shkurt pwr arbresh.info, Antigona Baxhakun nga zyra për komunikim me publikun në Qeveri.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se “Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”.
Ndryshe, Kreshnik Gashi është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, më 25 nëntor 2019. Para se të emërohej në këtë pozitë ai ka mbajtur pozita të larta institucionale dhe menaxheriale në sektorin publik./arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/hoti-shkarkon-shefin-e-aki-se/?fbclid=IwAR0sYFXyJufOMw9WF9MONj5_V8aNB10pGJKw2gYamFhxf4ScGlCYtSCW5w0
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi