Qeveria e Kosovës nuk i frikësohet iniciativës për ngritjen e një mocioni të mosbesimit ndaj saj. Përfaqësuesit e ekzekutivit thonë se ngritja e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë është e drejtë e opozitës, por shprehen të sigurt opozita nuk do ia arrij këtij qëllimi.
Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë për lajmi.net se që nga nesër do të fillojnë konsultimet për mbledhjen e nënshkrimeve në mënyrë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë të futet në rend dite për ndonjërën nga seancat e ardhshme në Kuvend.
“Nesër kemi seancë dhe besoj se do të fillojmë konsultimet me deputetët e pushtetit për shkak të nënshkrimeve, pasi me opozitën dihet se nuk ka nevojë për konsultime pasi veç e kemi mbështetjen e të gjithë opozitarëve. Për veprimet e mëtutjeshme gjatë javës do të iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Bajrami.
Madje deputetja e Nismës është shprehur e bindur se iniciativën e këtij subjekti politik do ta mbështesin edhe deputetët e koalicionit qeverisës.
“E dini se tashmë se edhe deputetë të koalicionit qeverisës janë deklaruar pro rrëzimit të kësaj qeverie. Madje kjo iniciativë pot ë mos merrej nga ne, do të kishte gjasa të merrej nga vet deputetët e koalicionit, kështu që besoj që do ta mbështesin këtë iniciativë”, është shprehur Bajrami.
Por, kësaj iniciative nuk i frikësohet ekzekutivi i vendit. Kështu të paktën deklarohet Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa.
Sipas Gecajt, ngritja e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë është e drejtë e opozitës, por ai shprehet i sigurt opozita nuk do ia arrij këtij qëllimi.
“Është e drejtë e tyre kushtetuese, ligjore e demokratike. Është mirë që më në fund janë këndellë dhe kanë vendosë të ikin nga rruga dhe t’i drejtohen vijës institucionale. Qëllimit natyrisht që nuk do t’ia arrijnë, megjithatë, nëse kjo u japë satisfaksion, le të zbaviten pak”, ka thënë Gecaj për lajmi.net
Idenë për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë e ka dhënë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ndërsa edhe dy subjektet opozitare, Vetëvendosje dhe AAK e mbështesin këtë iniciativë.
Në ditët në vijim mbetet të shihet nëse do të sigurohen nënshkrimet e 40 deputetëve, të nevojshme për futjen e kësaj çështjeje në rend dite për ndonjërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit. Ndërsa Qeveria bie bese këtë mocion e mbështesin mbi 60 deputetë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...