Google ADS

‘Qeveria nuk e pranon asesi Asociacionin që përmban shkelje kushtetuese’

13:30 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e pranon në asnjë mënyrë Asociacionin me shkeljet kushtetuese që përmban e që sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka konstuar se ka 22 sosh.

Sipas Arifit, Asociacioni i komunave në vetë marrëveshjen e ka paraparë që duhet paraprakisht të konsultohet Gjykata Kushtuese dhe nëse janë në përputhje me kushtetutat e vendeve reciproke të filloj implementimi.

“Kjo qeveri nuk e pranon në asnjë mënyrë Asociacionin i cili përmban shkelje kushtetuese, kemi edhe përkrahje ndërkombëtare. Ju e dini që kanë qenë 22 shkelje kushtetuese, i  takon Qeverisë që të punojë në draftimin e ri të Asociacionit”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës i ka kryer obligimet të cilat kanë dalë nga dialogu me Serbinë./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1698022606929491/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme