Google ADS

Qeveria nuk e përkrah projektligjin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të UÇK’së

09:00 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve te tyre.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj një propozim të tillë e ka arsyetuar me gjendjen aktuale në vend shkaku i pandemisë derisa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit, raporton Arbresh.info.

“Nisma ligjore nuk e ka përcaktuar periudhën kohore deri kur ju njihet kontributi në luftën e UÇK-së, i cili do të shërbente si bazë”, ka thënë Selmanaj.

Kjo nismë është kërkuar nga qeveria që mos të votohet në Kuvend deri në një rrethanë tjetër buxhetore, raporton Arbresh.info.

Të ngjashme