Qeveria në pritje të Brukselit për rifillim të dialogut me Serbinë

09:45 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ende nuk e di datën e saktë se kur do të rifilloj dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kreu i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi në një prononcim për arbresh.info ka thënë se kjo gjë varet nga Bruksleli.

“Varet nga Brukseli kur e cakton raundin e ri të bisedimeve”, ka thënë ai.

Dialogu ka për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Më 16 janar të këtij viti pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme