Qeveria në detyrë shkarkon Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës

07:35 | 28 Mars 2020
A. B.

Qeveria në detyrë ka njoftuar se e ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se me po të njëjtin vedim Qeveria ka emëruar Bordin e Ri.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë të bordit janë:

1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;

7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik. /arbresh.info/

Të ngjashme