Qeveria në detyrë ende beson se do të punojë për pavarësimin e sistemit të drejtësisë. LDK-ja ende nuk është larguar nga koalicioni, pavarësisht mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë, derisa presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e partive politike, përveç Vetëvendosjes, duan një qeveri të re, por jo edhe zgjedhje të reja shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan se për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, u miratua nisma për Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike dhe çështjeve penale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.
“U miratua edhe një nismë për lidhjen e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike dhe çështjeve penale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. Ndihma e tillë do të ketë vëmendjen në sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, grupeve të përbashkëta hetimore, Transferimin e Procedurës Penale, si dhe marrjen e dëshmive, duke përfshirë edhe marrjen e dëshmive përmes video-konferencës. Kështu, jemi të bindur që Sistemi i Drejtësisë do të forcohet sepse edhe do të pavarësohet”, shkruan Kurti./arbresh.info/
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...