Google ADS

Qeveria ndryshon planin legjislativ, tërhiqen disa projektligje| Kuçi i kërkon qeverisë buxhet për Trepçën

09:02 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar ndryshim plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2020.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se nga programi legjislativ i vitit 2020 të hiqe  projektligji për ATK-në, për tatim dhe ai për tatimin mbi vlerë e shtuar etj. të barten në vitin 2021.

“Sipas propozimit të zyrë ligjore kërkohet të ndryshohet she të plotësohet, të shtyhet afati i miratimit të këtyre projektligjeve, projektligji për lotarinë e Kosovës, për borxhin publik”.

“Tërhiqen nga programi legjislativ dhe të barten në vitin 2021, projektligji për ATK dhe procedura, ai pët tatim dhe për tarimin mbi vlerën e shtuar”.

Këto ndryshe do ti përcillen Kuvendit të Kosovës.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka kërkuar që në rend të ditës të mbledhjes që Qeverisë të futet edhe plani buxhetor për Trepçën.

Kuçi tha se kjo ndërmarrje është në situatë emergjente, raporton Arbresh.info.

“Plotësimet në rend të ditës , nuk janë të duhura por për shkak të emergjencës së temës së Trepçës po propozoj që të jetë pika e 19 e rendit të ditës dhe ka të bëjë për planin buxhetor, dhe me e ndihmuar Trepçën në këtë kohë”.

“Prej programit për rimëkëmbje ekonomike kemi ndarë dy programe ajo për ndërmarrje dhe pjesa monitoruese”.

Punëtorët e ndërmarrjes Trepça nuk e kanë marrë pagën e muajit tetor. Shkak janë bërë borxhet e shumta të trashëguara, të cilat i ka thelluar edhe më tepër kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Xhirollogaritë e ndërmarrjes u bllokuan nga përmbaruesi në fund të muajit të kaluar, për shkak të borxheve ndaj furnizuesve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme