Google ADS

Qeveria ndanë 30 mijë euro për pesë gazetar afganë që do të vijnë në Kosovë

11:29 | 28 Dhjetor 2022
E.H

30 mijë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme për pranimin e pesë gazetarëve nga Afganistani.

Përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet në bashkëpunim të Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve.

Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, teksa kërkoi ndarjen e këtyre mjeteve tha se ky vendim kontribuon në bashkëpunimin e ngushtë me Bashkimin Evropian në ruajtje të paqes dhe sigurisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe në përputhje me qëndrimin e Kosovës për solidarizim me të drejtën e gazetarëve të Afganistanit dhe pasqyrim sa më gjithëpërfshirës MPJD-ja paraqet propozimin-vendimin për aprovim të pranimit të 5 gazetarëve dhe ndarjen buxhetore në vlerë prej 30 mijë eurosh në emër të pranimit të tyre në Republikën e Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

“Kjo shumë mbulon shpenzimet për periudhën e mbetur të vitit 2022 dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nga Federata Evropiane të Gazetarëve. Marrja e një vendimi të tillë do të kontribuonte në bashkëpunim të ngushtë me BE-në në ruajtje të paqes dhe sigurisë” tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme