Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 157-të në mënyrë elektronike në të cilën është diksutuar për subvencionimin e teksteve shkollor.
Sipas njoftimit, Qeveria ka ndarë 6 milionë e 323 mijë e 380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6 milionë e 617 mijë e 340 euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9, përcjell Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9. “, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...