Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 21 milionë euro për t’ia paguar kompanisë amerikane “Contour Global” pasi humbi arbitrazhin në tetor të vitit 2023.
Për këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se ky projekt nuk ka qenë i dobishëm për vendin që kur ishte planifikuar.
“Siç kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as s’ka qenë i ideuar të realizohet, as s’ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin tonë. Fatkeqësisht, ndërprerja e qeverisë tonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar se Kosova të mos kishte pasoja të mëdha. Me gjithë pasojat, është shumë më mire që projekti i tillë nuk është realizuar sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar, por ka përfunduar”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se marrëveshja mes Kosovës dhe “Contour Globalit” ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017, pavarësisht paralajmërimeve se një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej.
“Marrëveshje e vitit 2017 që ishte nënshkruar pavarësisht se ishte paralajmëruar që një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej. Një nënshkrim i tillë i papërgjegjshëm i kushton tash Republikës së Kosovës mbi 21 milionë euro. Edhe shtatë vite pas po na ndjekin vendimet e tilla”, ka thënë Murati.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...