Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë

20:18 | 19 Qershor 2024
E.G

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e saj të 209-të ka vendosur që të ndihmojë Luginën e Preshevës me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.

Sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike, ka ndarë 10 mijë e 270 euro për këtë këshill

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme