Google ADS

Qeveria ndan 9600 euro për Shoqatat e familjarëve të të zhdukurve

10:01 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që Shoqatave familjare të të zhdukurve të Kosovës tu ndahen 9 mijë e 600 euro.

Zëvendësministri Hajredin Kuqi tha se këto mjete do t’ju ndahen për organizimin e aktiviteteve të tyre që kanë të bëjnë me zbardhjen e fatit për personat e pagjetur, shkruan arbresh.info.

“Kemi marr një kërkesë nga këto shoqata që ka të bëjë me aktivitetet e tyre që kanë të bëjnë me zbardhjen e rastit të personave të pagjetur. Ne kemi vendos që t’i ndajmë 9 mijë e 600 euro” tha Kuqi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme