Google ADS

Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset që u dëmtuan nga pandemia

16:49 | 21 Prill 2021
M. A.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve të “Subvencione dhe Transfereve”.

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ndarja buxhetore kap shumën prej 6 milionë euro.

“Bëhet ndarja prej 6 milionë eurove për bizneset qe janë prek nga pandemia dhe vendimi ka për qëllim t’i mbulojë pagat dhe qytetarë deri në 50%. Subvencionimi do të bëhet përmes aplikimit të dorëzuar nga bizneset detajzimi i kritereve për të fituar nga këto masa do të bëhet me aplikim të veçantë”, tha Murati në mbledhjen e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme