Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme, miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve prej 350 mijë euro për dezinsektimin e hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo.
Qeveria miratoi edhe kërkesën për ndarjen e mjeteve prej 432 mijë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Ministri i Shëndetësisë tha se ndarja e mjeteve është një hap i qëlluar dhe me kohë, sepse dezinsektimi i hapësirave në zonat endemike në Kosovë që preken nga sëmundja e etheve hemorragjike Krime-Kongo është një veprim shtesë i veprimeve që ndërmerren nga të gjitha institucionet, qoftë ato lokale dhe qendrore.
Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga ministrat përkatës, ai i Shëndetësisë dhe i Bujqësisë, që të veprojnë sa më shpejt në kontraktimet e nevojshme për kryerjen e dezinsektimit të hapësirave./Arbresh.info.
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe