Qeveria në largim në mbledhjen e saj të rregullt ka ndarë 321 mijë euro për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për 84 gjyqtarë të Krimeve të Rënda për vitin 2017.
Ministri në largim i Financave Avdullah Hoti tha se Këshilli Gjyqësor ka kërkuar që t’iu ndahet një shtesë prej 300 eurove për t’i nxitur për ta bërë punën.
Në mbledhjen e saj Qeveria në largim ka miratuar propozim-vendimin për hartimin e programit për reforma ekonomike 2018-2020.
Zëvendëskryeministri në largim Hajredin Kuçi tha se Qeveria ka përgatitur programin për reforma ekonomike si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe BE-së.
Qeveria po ashtu miratoi planin vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2018. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 342 mijë euro për nevoja të Doganës së Kosovës.
Minisgtri në largim i Financave tha se këto mjete shkojnë për furnizim me banderola për cigare dhe pije alkoolike, për qira dhe disa shpenzime tjera kontraktuese
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...