Google ADS

Qeveria ndan 300 mijë euro për t’i quar veteranët në deti

14:38 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për kërkesën e 1500 veteranëve për pushime në bregdetin shqiptarë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka arsyetuar kërkesën e tyre duke thënë se veteranët jetojnë në kushte të rënda ekonomike ku sipas tij një pjesë e madh vuajnë nga aspekti shëndetësorë, raporton arbresh.info.

Haradinaj ka përmendur edhe numrin e madh të vetëvrasjeve dhe aksidenteve me fatalitet, duke e arsyetuar kërkesën e tyre si një ndërhyrje pozitive.

“Zyra e kryeministrit ka pranuar një kërkesë nga organizatat e dala nga lufta që të ndaj mjete financiare që të ndaj mjete financiarë për pushime verore në bregdetin shqiptarë.

“Kërkesa arsyetohet se veteranë jetojnë në kushte të rënda një pjesë e madhe e tyre vuajnë nga aspekti shëndetësorë . Është shtuar numri I aksidenteve me fatalitet , I vetëvrasjeve. Ata e kanë shpreh këtë kërkesë si një lloj ndërhyrje pozitive”.

Kërkesa u votua nga kabineti qeverisës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme