Google ADS

30 mijë euro tjera për shërimin e Bujar Bukoshit

14:48 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 30 mijë euro të tjera për shërimin e ish kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marrë sot në mbledhjen e qeverisë ndërsa propozimi është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Paratë për shërimin e Bukoshit do të merren nga rezervat e shtetit, tha Haradinaj.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria ndihmon Bukoshin me mjete financiare për shërimin e tij.

30 mijë euro atij I ishin ndarë edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme