Qeveria ndan 200 mijë euro për nevoja të Aeroportit të Gjakovës

09:20 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 200 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave tjera emergjente të NPQ “Aeroporti i Gjakovës” SH.A.

Ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti ka thënë se ky aeroport nuk ka asnjë burim tjetër të të ardhurave, shkruan arbresh.info.

“Aeroporti i Gjakovës ka kërkuar 400 mijë euro për siguri dhe nevojat tjera për mirëmbajtje. Nuk ka asnjë burim tjetër të të hyrave. Unë i propozoj qeverisë që të ndajë gjysmën e kësaj shume, pra 200 mijë euro” ka thënë Hoti para ministrave./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme