Qeveria ndan 11 milionë euro për furnizim me barna

09:29 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që t’i ndajë Ministrisë së Shëndetësisë  11 milionë euro për furnizim me barna shkruan arbresh.info.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se këto mjete do të ndahen nga buxheti i Kosovës.

“Lidhur me këtë çështje Ministria e Shëndetësisë ka parashtruar ankesë në Ministrinë e Financave për ndarjen e këtyre mjeteve”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme