Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe shqyrtim propozim vendimin për themelimin e Këshillit Organizues për manifestimin gjithë-popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Qeveria ka ndarë 100 mijë euro për themelimin e Këshillit Organizues për manifestimin gjithë-popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që kjo pikë të miratohet, pasi që siç ka thënë se është në nderin tonë që të respektojmë luftën e familjes Jashari.
“Propozoj që të miratohet me të cilin themelohet ky Këshill i cili do të mbahet në patronatin e kryeministrit i cili do të mbahet më 5, 6 dhe 7 mars. Propozoj që të ndahen mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro. Është një traditë, kësaj here është jubilare dhe është në nderin tonë që të respektojmë në mënyrën e duhur këtë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë