Google ADS

Qeveria ndalon eksportimin e peletit

17:26 | 20 Shtator 2022
L G

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti ta zyrtarizojë propozimin për ndalimin e eksportimit të peletit.

“Kemi parë që ka rritje të çmimeve, që nuk arsyetohet në krahasim me koston e prodhimit. Prandaj, në mbledhjen e qeverisë, pritet të merret vendimi që ndalon eksportimin e peletit dhe lëndëve djegëse me bazë druri”, është shprehur Rizvanolli gjatë një vizite të bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës, njofton klankosova.

“Ministria e Tregtisë pritet që shumë shpejt ta sjellë në kuvend Ligjin për Produkte Esenciale, në të cilin përfshihet edhe peleti”.

Të ngjashme