Kosovën pas Demarkacionit me Malin e Zi, e pret sfida tjetër e radhës, ajo me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Derisa pala serbe vazhdimisht po insiston se e njëjta të formohet sipas marrëveshjes së Brukselit, ku do të ketë edhe kompetenca ekzekutive, Qeveria thekson se bashkësia e këtyre komunave do të ndodhë vetëm sipas vendimit Kushtetueses. Por në konkluzionet e Këshillit të BE’së, thuhet se formimi i saj parashihet sipas marrëveshje së vitit 2015, që u interpretua si kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.
Brukseli zyrtar i ka caktuar afat palës kosovare që deri më katër gusht ta hartojnë statutin e Asociacioni të komunave serbe.
Ndërkaq, nga ana tjetër, deputetja e LDK’së Vjosa Osmani e ka ngritur si shqetësim qëndrimin që tash sipas saj po e ka BE’ja.
Osmani, ka nxjerrë deklaratat kundërthënëse të Bashkimit Evropian për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Ajo ka thënë se ishte vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila në Kuvendin e Kosovës kishte kërkuar që Asociacioni të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse dje kërkoi që kjo të bëhet mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015.
Bashkimi Evropian nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Express për të sqaruar nëse këto konkluzione paraqesin pozicionimin e tyre, por nga Qeveria e Kosovës theksojnë se ky Asociacion do të themelohet vetëm qysh edhe ka vendosur Kushtetuesja.
“Delegacioni i Kosovës, për bisedimet teknike me Serbinë, i kryesuar nga Z. Avni Arifi me 18 Qershor 2018 ka qenë në Bruksel për të prezantuar para vendeve anëtare të BE-së. Në këtë takim, në mënyrë specifike para këtyre vendeve, BE e ka bërë të qartë që, Asociacioni do të formohet konform Kushtetutës së Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive”, kanë bërë të ditur nga Ekzekutivi kosovar.
Ndër tjerash, Vjosa Osmani ka thënë se kjo kërkesë e BE-së mund të interpretohet edhe si kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.
“Prandaj, kërkesa e djeshme që ky statut të bëhet sipas marrëveshjes së gushtit 2015 mund të interpretohet si kërkesë për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës”, ka përfunduar deputetja Osmani.
Formimi i Asociacionit të komunave serbe nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, shihet si çështja kyçe në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Ndërkaq, institucionet e Kosovës po këmbëngulin në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, të cilat, sipas Prishtinës, janë bllokuar nga Beogradi.
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...