Google ADS

Qeveria mohon anulimin e mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë

19:35 | 13 Qershor 2023
Emir Abduramani

Qeveria e Kosovës ka mohuar raportimet në media se është anuluar mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info,  zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uverturë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka thënë Kryeziu.

Mbledhja e përbashkët është paraparë të mbahet të mërkurën në Gjakovë, ndërsa që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë për media për këtë mbledhje.

Të ngjashme