Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e propozim vendimit për rritjen e pensioneve.
Ministri i financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo rritje hyn në fuqi nga miratimi i buxhetit.
“Bazuar në buxhetin për vitin 2019 propozohet të bëhet rritja e pensioneve. Mjetet financiare për këtë rritje implementohen nga 1 janari 2019”, ka thënë ai.
Ministri Skender reçica ka thënë se ky vendim është i qëlluar.
“Ky vendim prek përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve. Pensionet familjare dhe pensionet invalidore janë të lidhura me pensionet e moshës, dhe cdo rritje e pernsionit të moshës bënë që edhe këto të rriten automatikisht. Kërkoj mirëkuptimin që të parashihen në këtë vendime dhe rritja për këto skema”, ka thënë ai.
Ministri Hamza ka theksuar se kur ka ndërlidhshmëri me kategoritë e caktuara kjo gjë bëhet me ligj.
“A bëhet fjalë për kategoritë e skemave sociale, apo kategori të caktuara”, ka pyetur ai.
Reçica i është përgjigjur duke i thënë se bëhet fjalë për pensione familjare jo skema sociale./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/334771327135879/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...