Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Ekonomisë (ME) për themelimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, “Korporata e Ruajtjes së Energjisë (KRE) Sh.A.
Sipas njoftimit, kjo ndërmarrje do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë 125 megavatë të kapacitetit të sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri të cilat po i ndërtohen përmes Programit Kompakt mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236 milionë dollarësh, përcjell Arbresh.info.
“Themelimi i kësaj ndërmarrje është një hap i rëndësishëm drejt hyrjes në fuqi të Programit Kompakt në një periudhë rekord prej 18 muajsh, ashtu siç është parashikuar nga fillimi.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndërmarrja e re publike, “Korporata e Ruajtjes së Energjisë (KRE) do funksionojë si shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Republikën e Kosovës, dhe përgjatë 5 viteve të fazës së zhvillimit dhe ndërtimit do të financohet nga Programi Kompakt.
Ministria e Ekonomisë njofton se ndërmarrja KRE do të ofrojë shërbime si:
– Arbitrazhi i energjisë (ruajtjen e tepricave të energjisë së natës kryesisht nga KEK, dhe përdorimin e tyre në orët e ngarkesës së lartë), e që paraqet një optimizim shumë të dobishëm të kostove;
– Balancimi i sistemit energjetik;
– Ndërtimi dhe operimi i sistemit të ruajtjes së energjisë;
– Tregtimi i energjisë së ruajtur në rajon;
– Modelimi përmes teknologjisë informative dhe simulimi i sistemit si dhe
– Shërbime të tjera të rrjetit.
Shërbimet të cilat do të ofrojë KRE, janë të nevojshme për një sistem të energjisë të balancuar mirë e që ofron shërbim të pandërprerë të energjisë elektrike për qytetarët e bizneset e vendit. E për të zhvilluar sistemin tonë energjetik edhe më tej, këto shërbime janë të domosdoshme edhe për integrimin në rrjet të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Ministria e Ekonomisë(ME) në modelin e biznesit ka paraparë misionin, veprimtarinë dhe asetet, analizën e tregut dhe analizën operacionale, planin financiar, skemën organizative të ndërmarrjes, pra parasheh që ndërmarrja do të jetë e vetqëndrueshme që nga viti i parë i vënies në punë të sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri, duke marr parasysh nevojën e madhe të vendit tonë por edhe të rajonit për këtë lloj shërbimi./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?