Google ADS

Qeveria miraton Strategjinë Nacionale për Siguri

16:51 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Draft Strategjinë Nacionale për Siguri në Bashkësi dhe Plani i Veprimit 2018-2023.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se kjo strategji ka për qëllim që brenda periudhës 5 vjeçare të arrij objektivat e fushës së sigurisë me qëllim të parandalimit të dukurive të këqija.

“Fuqizimi i kapaciteteve të mekanizmave të sigurisë që merren me parandalimin e dukurive të këqija, koordinimi ndërinstitucional në të gjitha nivelet, vetëdijesimi i qytetarëve për kërcënimet etj”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme