Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës

10:21 | 16 Nëntor 2023
K.B

Qeveria e Kosovës i ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti foli për takimin e djeshëm me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese.

Kurti tha se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e punës për Policinë e Kosovës.

“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës. Si përfundim shtesa për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e nëntorit kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga ajo do të ndahet në formë retroaktive”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme