Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit për ndalimin e eksportit për produktet themelore agroushqimore, i miratuar më 13 prill të këtij viti në periudhën e krizës së furnizimit me këto produkte.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave të Doganës së Kosovës, mielli, vaji, sheqeri dhe produktet e tjera themelore agroushqimore po importohen mjaftueshme në Kosovë.
“Qeveria e RKS me vendimin 01/69 të datës 13 prill ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit. Ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve ushqimore. Sa i përket eksportit të vajit dhe grurit ju njoftoj se ministria ka nënshkruar marrëveshje me produktet e vajit me prodhuesit vendor. Në të dhënat ditore nga Dogana e Kosovës po ashtu evidentojmë se në Kosovë vazhdimisht po importohen produktet themelore agroushqimore”, deklaroi ajo.
“Andaj, ministria me kujdes të veçantë për qytetarët dhe prodhuesit vendorë propozon që të shfuqizohet vendimi 01/69 për ndalimin e eksportit dhe rieksportin e produkteve themelore agroushqimore”, përfundoi Hajdari. /arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...