Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike ku ka miratuar rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale, të financuara nga shteti duke filluar nga muaji tetor i këtij viti.
Po ashtu, në këtë mbledhje është marrë vendim që t’i ndahen 200 mijë euro Bosnjës për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga vërshimet e ndodhura.
Më tej, u bë e ditur se qeveria mori vendim që me qëllim të Promovimit të Kosovës, të ndahen 200 mijë euro për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë 2025.
Më poshtë gjeni të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen elektronike të qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë, në të cilën ka miratuar:
-Rritjen e shumës së përfitimit të skemave Pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji tetor 2024, për skemat dhe nën-programet si në vijim:
1.1. Pensionet bazike – sociale, nga shuma aktuale prej njëqind euro (100.00€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120.00€).
1.2. Pensioni kontributdhënës I – nga shuma aktuale prej njëqind e tetëdhjetë e dy euro (182.00€) në shumën prej dyqind e tetëmbëdhjetë euro e dyzetë cent (218.40€).
1.3. Pensioni kontributdhënës II – nga shuma aktuale prej njëqind e nëntëdhjetë e tetë euro (198.00€) në shumën prej dyqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë cent (237.60€).
1.4. Pensioni kontributdhënës III – nga shuma aktuale prej dyqind e katërmbëdhjetë euro (214.00€) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë e gjashtë euro e tetëdhjetë cent (256.80€).
1.5. Pensioni kontributdhënës IV – nga shuma aktuale prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë euro (265€) në shumën prej treqind e tetëmbëdhjetë euro (318€).
1.6. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).
1.7. Pensionet e aftësisë së kufizuar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).
1.8. Pensioni për personat e verbër I – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë plus njëqind e njëzetë e pesë euro (125+125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€).
1.9. Pensioni për personat e verbër II – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë euro (125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€).
1.10. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë I – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë plus njëqind e tetëdhjetë euro (180+180€).
1.11. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë II – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë euro (180€).
1.12. Pensioni familjar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€);
1.13. Pensioni invalidor i punës – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).
1.14. Pensioni i parakohshëm për Trepçën – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e gjashtë euro (126€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë e një euro e njëzetë cent (151.20€).
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, në këtë përbërje:
1.1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
1.2. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;
1.3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
1.4. Florina Mehaj-Kosumi, Udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe
1.5. Enis Spahiu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.
-Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në këtë përbërje:
1.1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
1.2. Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
1.3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
1.4. Florina Mehaj-Kosumi, Udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe
1.5. Enis Spahiu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.
-Aprovuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale e datës 9 tetor 2024 për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga Ndërmarrja Publike “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.
-Aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë.
-Aprovuar programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2024-2025.
-Me qëllim të Promovimit të Republikës së Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 200,000 € (dyqind mijë euro) për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit