Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se Kosova do ta ketë muzën e Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri ku do të tregohen krimet e Serbisë ndaj popullit tonë.
“Ende janë të njoma dhe të hapura plagë të shumta dhe ende është e rëndë dhimbja e pikëllimi nga vrasjet, masakrat dhe krimet e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë të urdhëruara nga shteti serb mbi shqiptarët në Kosovë. Një çerekshekulli liri, një brez i tërë janë lidhur dhe pasluftës janë rritur. Gjeneratat e reja duhet të kenë një mundësi të njohjes së të kaluarës sonë, të dëshirës për të jetuar në liri dhe të dashurisë së parreshtur për Kosovën në kohërat më të vështira dhe në kushtet më të rrezikshme”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes.
Kurti tha se të gjitha provat e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të mbledhura nga organizata e gjykata ndërkombëtare, bashkë me prova dhe dëshmi të mbledhura deri më tani, po grumbullohen dhe po vazhdojnë të sillen në Institucionet e Republikës së Kosovës.
“Të gjitha provat e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të mbledhura nga organizata e gjykata ndërkombëtare, bashkë me prova dhe dëshmi të mbledhura deri më tani, po grumbullohen dhe po vazhdojnë të sillen në Institucionet e Republikës së Kosovës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive duke I sistematizuar dhe kategorizuar ato. E pas themelimit të grupit punues për hartimin e konceptit të muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, sot kemi vendimin për themelimin e këtij institucioni muzeal. Vendi ynë do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të tregohen krimet e Serbisë ndaj popullit tonë. Ky muze është institucionalizimi I kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi e krimeve të Serbisë ndaj Kosovës”, tha kryeministri./Arbresh.info/
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...
Vinicius: Provuan dhe u munduan të më diskreditojnë, jam më ...
Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë
Jeta në Europë, Driloni thotë se gjermanet duan të martohen ...