Qeveria miraton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit

15:50 | 10 Dhjetor 2021
S D

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës së mbledhjes ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së viktimave të krimit në Kosovë.

“Shqyrtimi i projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit ka për qëllim përmirësimin dhe efikasitetin e programit për viktimat e krimit dhe procedurave që lidhen me të”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ishte zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, që e prezantoi këtë projektligj para kabinetit qeveritar bëri thirrje për miratim të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme