Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit

11:35 | 27 Nëntor 2024
E.G

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Inspektoratin e Arsimit.

Kryeministri Albin Kurti tha se “synimi i këtj projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese”, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, tha se ky projektligj përcakton statusin e Inspektoratit të Arsimit në Kosovë, mënyrën e organizimit, kompetencat e përgjegjësitë.

Ajo tha se ky është mekanizëm i rëndësisë së veçantë, ndërsa tha se prezin që ky projektligj ta bëjë edhe “përmirësimin e cilësisë në arsim./Arbresh.info/

Të ngjashme