Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim për të miratuar Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.
Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ndërsa kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky projektligj është akti themelor juridik dhe se ndryshimi buron nga nevoja për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend
“Nisma për këtë projektligj daton nga marsi i vitit 2015. Për më pak se një vit kemi arritur të hartojmë draftin e ri dhe ta nxjerrim në publik, janë analizuar me kujdes të gjitha komentet gjatë konsultimit paraprak dhe konsultimit publik”, ka njoftuar Nagavci.
Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktoj parimet, objektivat kryesore dhe organizimin e arsimit të lartë, si dhe rregullat për krijimin, organizimin, funksionimin, mbylljen, financimin, akreditimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim të sigurimit të transparencës, cilësisë dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...