Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Holandën.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar projektligjin në fjalë teksa ka thënë se me këtë marrëveshje shprehet vullneti i palës holandeze për ta shfuqizuar një marrëveshje të kohës së ish-Jugosllavisë.
“Me marrëveshjen e re rregullohen marrëdhëniet për sigurimet sociale që u mundëson qytetarëve njohjen e ndërsjellë për përfitimet e pensioneve. Qytetarëve të të dyja vendeve që kanë punuar në Holandë dhe Kosovë u mundësohet që pas arritjes së pensionit t’i marrin pensionet në vendet ku ata jetojnë”, ka thënë Murati./Arbresh.info
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë