Qeveria miraton ndryshimet në buxhet për vitin 2020

17:00 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka votuar ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Me as një votë kundër, Qeveria në mbledhjen e sotme ka votuar për ndarjet buxhetore për vitin 2020, shkruan Arbresh.info.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në prezantimin e ndryshimeve ka thënë se sfida e pandemisë ka detyruar ndryshime dhe rishikim të buxhetit për të adresuar këtë çështje.

“Buxheti reflekton prioritetet që dalin nga programi i Qeverisë. Të hyrat buxhetore më 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind. Me kthimin e rritjes ekonomike presim që më 2021 të kemi edhe rritje të të hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jenë 2 miliardë e 620 milionë. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e bruto produktit vendor”, ka thënë Bajrami

Ajo po ashtu tha se nuk është larguar asnjë projekt fillestar dhe se kursimet do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme