Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për shtrëngimin e masave anti-COVID.
Pas miratimit të masave të reja, kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të caktojnë terminët për vaksinim dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit, shkruan arbresh.info.
Ai tha se varianti Delta është i pandalshëm dhe se duke marrë për bazë edhe numrin e lartë të infeksioneve ditëve të fundit janë të detyruar të ndërmarrin masa të reja për të shpëtuar shëndetin publik.
“Përkundër asaj që vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja që do të ngadalësojnë ritmin infeksioneve dhe ta ruajmë shëndetin publik. Distanca fizike dhe masat e higjiena personale janë të domosdoshme, por detyrë mbi detyrat për të gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm është vaksinimi”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.
Kurti ka njoftuar se nuk ka persona të vdekur që janë vaksinuar nga varianti Delta dhe tha se ata që janë prekur duke qenë të vaksinuar e kanë kaluar shumë më kollaj sëmundjen.
Ministri Vitia tha se masat e marra nuk kanë të bëjnë me detyrim të vaksinimit, duke shtuar se MSH-ja ka bashkëpunuar me të gjithë sektorët që mund të preken nga këto vendime./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...