Qeveria e Kosovës e ka miratuar Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kurti theksoi se BE ka kërkuar “miratimin e kësaj agjende”, e cila është negociuar me Komisionin Evropian nga një delegacion i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Nga muaji maj, ky instrument tashmë ka hyrë në fuqi. Për të përfituar nga këto fonde si ndihmesë për arritjen e reformave, është kërkuar përgatitje e një agjende të reformave nga të gjitha gjashtë shtetet. Kosova ka negociuar me Komisionin Evropian dhe ka përgatitur një agjendë serioze të reformave për katër vitet e ardhshme, që fillon sivjet e vazhdon deri në vitin 2027. Negocimi i agjendës së reformave dhe planit të rritjes ka filluar qysh nga nëntori i vitit të kaluar. Ekipi ynë negociator i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë një punë të shkëlqyeshme”, tha ai.
Kurtitha se kjo përfshin pesë fusha, 30 reforma dhe 111 hapa ose veprime konkrete.
Ai theksoi se këto përfshijnë “qeverisjen e mirë, tranzicionin e gjelbër dhe digjital, zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit,
ruajtjen dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, si dhe forcimin e vlerave themelore dhe sundimin e ligjit”./Arbresh.info
Gjyqtarët nga Çekia do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ko...
Publikohet një tjetër audio-inçizim i Kusarit me Radojçiqin
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Aivo O...
Bislimi: Kosova promovon tregtinë e lirë, Serbia e ka pengua...
Nesër Bislimi takon emisarin Lajçak
Nga Lyoni në Dijon, tifozi i Trepçës udhëton me biçikletë pë...