Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë, propozoi për shqyrtim dhe miratim Projektligjin për plotësim ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial, një reformë që do të ketë ndikim pozitiv në sistemin e drejtësisë.
Ky Projektligj është hartuar në përputhje me zotimet për drejtësi të pavarur, të paanshme, efikase dhe profesionale si dhe në përputhje me strategjinë për sundimin e ligjit.
Kjo reformë institucionale, nëpërmjet këtij draft-ligji parasheh zvogëlimin e anëtarëve të Këshillit nga 13 në 7 anëtarë, me përfshirje të 3 anëtarëve jo prokurorë ku 2 do të zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës dhe 1 do të delegohet nga Avokati i Popullit, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me transparencën, duke aplikuar procese të hapura, konkurruese dhe të bazuar në merita.
Theksojmë se rregullimi i deritashëm ligjor ku KPK ka një përbërje me 13 anëtarë, (10 nga ta prokurorë), është një rregullim që nuk gjenet në vendet e rajonit si dhe në shtetet e BE-së, në anën tjetër nga Komisioni i Venedikut, kjo përbërje është cilësuar si koorporatizëm i sistemit prokurorial.
Hartimi i këtij Projektligji është përpiluar në përputhje me standardet evropiane si dhe në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
Si i tillë ky Projektligj paraqet një domosdoshmëri me qëllim të reformimit të sistemit prokurorial për të garantuar që ai të jetë i drejtë dhe efikas. Projektligji paraqet një momentum të rëndësishëm për reformimin e sistemit prokurorial të Kosovës, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në rezultate konkrete në raport me përgjegjësitë e KPK para qytetarëve. /arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos