Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka bërë të ditur se do të përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës.
Në komunikatën për media thuhet se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjes e mëdha të çmimeve.
“Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë”, thuhet në njoftim.
Qeveria ka bërë të ditur po ashtu se në mbledhjen e sotme u miratuan edhe masat e reja kundër COVID-19, por nuk janë të ditura se cilat janë ato.
“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, u miratua vendimi për autorizimin e procedurave të veçanta për periudhën 3-vjeçare 2022-2024, për administrimin e procedurave për blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, duke përfshirë edhe veprat e artistëve që nuk jetojnë më./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend