Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet blerja e veturave zyrtare për ministritë dhe agjencitë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj në mbledhjen e Qeverisë, e cila është duke u mbajtur aktualisht, tha se duhet të ndalohen të gjitha proceset e blerjes së veturave zyrtare.
“Kërkohet të ndalohet blerja e veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë. Obligohen të gjitha ministritë dhe agjencitë të cilat janë në proces të blerjes së veturave të ndalojnë këtë. Obligohet MPB që brenda një jave nga hyrja në fuqi e këtij vendimi të sjell për aprovim një plan për veturat zyrtare dhe shpërndarjen e tyre”, u shpreh Selmanaj, duke shtuar se të gjitha ministritë duhet ta respektojnë këtë vendim./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet