Kryeministri Avdullah Hoti është takuar me përfaqësuesit e qumështit, pasi këta të fundit protestuan për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme, raporton portali arbresh.info.
Hoti i ka premtuar subvencionim për produktet që gjenden në stok.
“Sot bashkë me Ministrin e Bujqësisë kemi taku përfaqësuesit e sektorit të qumështit për të diskutuar për problemet e këtij sektorin. Problem e kemi tekë përpunuesit për shkak të pandemisë dhe disa probleme tekë marketet. U dakorduam që Qeveria të marrë përsipër të subvencionojë prodhimin vendor me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike për ato produkte që janë në stok. Ne do të subvencionojmë vetëm qumështin. E dyta ne kemi marrë si obligim që të këtë kontroll për vajin e palmës dhe produktet e qumështit pluhur. E treta inspektorati i tregut do të jenë aktiv për t’u siguruar që në markete ndahen produkte me vaj palme dhe ato me produkte të qumështit”, deklaroi kryeministri Hoti.
Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës kishin thënë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua