Qeveria ka vendosur rregulla të reja për tubimet dhe ngjarjet publike.
Në mbledhjen e së mërkurës, anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar Projektligjin për tubime publike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Projektligji në fjalë është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën e Të Drejtave të Njeriut.
Tutje, ai bëri të ditur se ky Projektligj ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për tubime publike si dhe të drejtës për të organizuar dhe marrë pjesë në ngjarje publike”.
Sveçla tregoi se përmes këtij Projektligji do të rregullohen edhe çështjet si koha dhe mënyra e lajmërimit të tubimeve dhe ngjarjeve publike.
“Me këtë projektligj rregullohet edhe koha dhe mënyra e lajmërimit të tubimeve dhe ngjarjeve publike si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve dhe të Policisë së Kosovës për zbatim të tij. Projektligji është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën e të drejtave të njeriut”, përfundoi ministri. /arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor