Qeveria e Kosovës ka bërë sot shqyrtimin e Projektligjit mbi Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ky projektligj kontribuon në tërheqjen e investimeve të huaja.
Ai tha po ashtu, se ky projektligj i ndihmon Kosovës edhe në fushën e integrimeve evropiane, shkruan arbresh.info.
“Zbatimi këtij legjislacioni kontributin për tërheqjen e investimeve të huaja duke mbrojtur investitorët nga e drejta e tyre dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga mallrat false. Ky projektligj do të shërbej objektivit të Qeverisë së Kosovës për fushën e integrimeve evropiane”, është shprehur Hamza.
Projektligji është miratuar me shumicë votash./arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...