Ish – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili vdiq sot në një spital në Turqi, do të varroset me ceremoni shtetërore.
Për këtë sot do të diskutojë Qeveria e Kosovës e cila do të mbajë të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Qeveria e Kosovës do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme gjatë pasdites së sotme për të diskutuar rreth organizimit të ceremonisë shtetërore për varrimin e ish -kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Gazeta Express, merr vesh se Qeveria do ta themelojë një këshill organizativ që do të merret me ceremoninë e varrimit.
Këshilli do të përbëhet nga një anëtar i familjes Rexhepi, një anëtar i Qeverisë si dhe një anëtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkohë Qeveria mbledhjen e saj do ta fillojë në orën 1:30.
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...