Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për mbështetjen e projektit “Shtigjet e ecjes”, në qytetin e Rahovecit, shkruan arbresh.info.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se ndihet mirë se do të bëhet realitet zotimi i tij publik për t’u ngjitur me shkallë deri në Majën e Shkodranit.
Latifi ka thënë se është i sigurt se në këtë zonë të patrajtuar deri tani, në të ardhmen e afërt, pritet të merr krahë zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë agroturizmi dhe turizmi kulturor.
“Dua të shpreh falënderimin për bashkëpunëtorët e mi në Komunë që kontribuan për përgatitjen e mirë të projektit, Komunën e Malishevës e cila është pajtuar që Rahoveci të jetë komunë lidere në projekt, si dhe mbështetjen e arsyeshme të stafit të MZHR, ministrit, zv.ministrave, pa e harruar as zv.ministrin Musa Cena”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Latifi.
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, MZHR-ja për këtë vit do ta përkrah financiarisht realizimin e këtij projekti “Shtigjet e ecjes” në shumën prej 125.000 euro, ndërkaq Komuna e Rahovecit, nga buxheti i saj i vitit 2018 do ti ndaj 10.500 euro, ndërsa vlera totale është 135 mijë e 500 euro./arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...