Për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, aktualisht sipas Ligjit për festat zyrtare, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës. Edhe për festën e Vitit të Ri, ndonëse datat e festës janë në ditë vikendi, me datë 1 dhe 2 janar, sipas kalendarit të festave zyrtare, data e pushimit do të jetë të hënën dhe të martën.
Një praktikë e tillë është kritikuar vazhdimisht por për plotësim-ndryshim të dispozitës së ligjit, nga Sindikata e Pavarur e Administratës thonë se duhet të konsultohen ata dhe shoqëria civile. Ndonëse nuk janë shprehur kundër, ka thënë se Kosova duhet të marrë për bazë praktikat e Bashkimit Evropian.
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar që ligji të respektohet njëjtë edhe për punonjësit e këtij sektori.
Ndërkohë që Qeveria e Kosovës thotë se do të mbështesë çfarëdo iniciative për ndryshimin e kësaj dispozite.
“Sa i përket çështje së ngritur për ndryshimin e dispozitës e cila aktualisht përcakton që të ketë ditë pushimi edhe atëherë kur festa zyrtare bie gjatë ditës së fundjavës, si Qeveri ne e mbështesim në parim ndryshimin e kësaj dispozite”, ka deklaruar për ATV, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Në kalanderin e festave zyrtare janë 11 festa. Ligji për festat zyrtare ka hyrë në proces të ndryshimit gjatë vitit 2021 kur të paktën pritet të shtohet në kalendar edhe Dita e Egjiptianëve.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...