Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot në mënyrë elektronike mbledhjen e 184-të me radhë.
Në mbledhje janë bërë dy ndryshime të vendimeve të Qeverisë si dhe është miratuar një vendim, përcjell Arbresh.info
“-Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti;
– Miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026;
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit. Pikat tjera të Vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...
LDK me tubim madhështor në Obiliq, Abdixhiku: Ndryshimi po v...
Hamza për fjalimin e Osmanit: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ...
Bislimi takoi kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e Grupit Par...
Majku i propozon të dashurës, ajo thotë “PO”
FSK dhe FARSH realizuan ushtrimin e përbashkët fushor “ Shpë...