Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u zhvillua takimi vjetor me Suedinë. Delegacioni i Kosovës, kryesohej nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Pjesëmarrës ishin dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka dhe zyrtarë të tjerë nga kabinetet qeveritare e zyrtarë civilë.
Nga ana tjetër, delegacioni suedez kryesohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e ku pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ambasadës suedeze në Kosovë.
Përgjatë takimit, u diskutua mbi kontributin e Suedisë në zhvillimin e Kosovës, pasqyrën e strategjisë së bashkëpunimit zhvillimor të Suedisë, si dhe prioritetet e fushat e fokusit për periudhën 2021-2027. U trajtuan më tej më gjerësisht projektet e iniciativat ekzistuese dhe të mundshme në të ardhmen, me ndikim në të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin, si dhe zhvillimin ekonomik.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi shtetin suedez për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. “Takimet e tilla vjetore janë mundësi e thellimit të partneritetit tonë, meqenëse ato shërbejnë për të reflektuar arritjet e deritanishme, sfidat gjatë zbatimit të projekteve si dhe diskutimit të mundësive që paraqiten për të ardhmen,” u shpreh zëvendëskryeministri.
Në vijim, ai nënvizoi synimin strategjik për rritjen e ndikimit të projekteve të ndryshme, duke i ndërlidhur ato edhe me reformat, të cilat po i ndërmarrim në kontekst të procesit të integrimit evropian dhe të zhvillimit të vendit./Arbresh.info
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...