Google ADS

Qeveria mban mbledhjen online, shkak infektimi i Kryeministrit me koronavirus

14:27 | 5 Gusht 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e radhës.

Por kësaj here mbledhja e kabinetit qeveritar po bëhet në formën online, shkruan portali arbresh.info.

Kjo pasi që kryeministri Avdullah Hoti e zëvendëskryeministri Driton Selmanaj janë infektuar me Covid-19.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkroi Hoti dy ditë më parë.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë të infektuar me Covid-19 janë 9,274 persona, 5,190 të shëruar e 269 të vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme